Përleshje mes tre personave te rrethi i flamurit në Prishtinë, njëri shtrihet në spital

24 korrik 2025 | 08:57

Një përleshje mes tre personave ka ndodhur pasditen e së mërkurës te pjesa e njohur si “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.

Sipas policisë në të kanë qenë të përfshirë një kosovar dhe dy shtetasë të Maqedonisë së Veriut.

Poashtu bëhet e ditur se njëri nga ta si pasojë e lëndimeve të marra ka përfunduar në QKUK.

“Si pasojë, njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe dërgohet për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person i moshës 77-vjeçare është sulmuar fizikisht dhe është…