
Përleshje në liftin e një objekti në Fushë-Kosovë, arrestohen dy persona
09 korrik 2023
| 10:17
Dy persona janë arrestuar në Fushë-Kosovës pasi, pas një mosmarrëveshje në liftin e një objekti banesor, së bashku edhe me të dyshuarin e tretë mashkull kosovar, e kishin sulmuar njëri-tjetrin dhe, si pasojë, të tre kanë pësuar lëndime trupore.
Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, madje njëri prej tyre është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.