
Përleshje në Prishtinë, therën me thikë dy persona, dërgohen në QKUK: Policia e prokuroria hetojnë rastin
Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.
Kështu ka bërë me dije zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Nga policia është shtuar se për shkak të përleshjes dy persona kanë marrë lëndime nga thika, të cilët janë dërguar në QKUK.
“Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen ‘Kalabria’, në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika). Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici. Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka njoftuar Borovci për “Express”.