Përleshje pas mosmarrëveshjes në komunikacion

01 shkurt 2020 | 18:48

Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete.

Lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump të…