
Përmbyllet e qetë protesta gjithëkombëtare në Tiranë
17 tetor 2025
| 18:34
Me këngën “Jam Kosova e Shqiptarisë” është përmbyllur protesta gjithëkombëtare në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë, raporton KosovaPress.
Në afërsi të sheshit “Skënderbej” do të shfaqet një film i shkurtër që paraqet masakrat dhe krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.
Mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare sot iu bashkuan ngritjes së zërit kundër padrejtësisë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Protesta të ngjashme kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë mbajtur më 7 gusht në Prishtinë dhe më 12 shtator në Hagë.