Përmbyllet me sukses marrëveshja e re për sigurime sociale midis Kosovës dhe Holandës

04 dhjetor 2019 | 10:52

Negociatat për marrëveshjen e re per sigurime sociale midis Kosovës dhe Holandës përmbyllen me sukses në Hagë. Kështu ka bërë me dije ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci.

“Marrëveshja e re e shfuqizon atë midis ish Jugosllavisë dhe Holandës dhe e rregullon në mënyrë adekuate çështjen e ofrimit të pensioneve të shtetasve të të dyjave vendeve. Shpresoj se Parlamenti i Kosovës, pas konstituimit, do ta shqyrtojë dhe ratifikojë këtë marrëveshje me përparësi”, ka shkruar ai.

“Përgëzoj delegacionin e Kosovës për qasjen profesionale dhe konstruktive: Bahri Xhaferi, Kryesues; Minire Begaj; Lulzim Karaxha nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Albesjana Iberhysaj nga Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë Greiçevci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) edhe këtë javë, në emisionin…