Përmbyllet panairi tradicional “Forco Traditën”

01 dhjetor 2025 | 12:28

Është mbajtur panairi tradicional “Forco Traditën”, për nderë të festave të nëntorit, organizuar nga Drejtorati për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me Drejtoratin e Bujqësisë dhe me organizatën OJQ Gruaja Hyjnore.

Bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, ishin edhe drejtori për Zhvillim Ekonomik Enver Shabani, drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi dhe këshilltarë e zyrtarë komunalë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në kalendarin e aktiviteteve për nder festave të nëntorit, është mbajtur edhe panairi “Forco Traditën”, përmes të cilit po promovojnë dhe po e ruajnë traditën, kulturën dhe produktet vendore.

“Qyteti ynë gjallërohet edhe më tepër me organizime të tilla tradicionale, që e mbajnë gjallë shpirtin dhe krenarinë tone”, ka thënë kryetari Alban Hyseni.

Panairi tradicional Forco Traditën, është një aktivitet që synon të promovojë dhe ruajë trashëgiminë kulturore, traditat dhe produktet vendore të Komunës së Gjilanit.

Ky panair ofroi një mundësi për artizanalet, prodhuesit lokalë dhe fermerët që të prezantojnë produktet e tyre.

Panairi gjithashtu ka për qëllim të fuqizojë gratë dhe bizneset e vogla, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…