‘Përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision!’, Berisha njofton mbylljen e fushatës në Tiranë

07 maj 2025 | 10:53

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të mbyllim më 9 maj fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

Pas një muaji takimesh me qytetarët dhe premtimesh elektorale, fushata e PD-së do të mbyllet të premten me një miting në ora 19:00 në Bulevardin e Ri.

Kjo është bërë e ditur nga kryedemokrati Sali Berisha në rrjetet sociale, sipas të cilit përmbyllet një rrugëtim dhe nis një mision.

“Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision”, shkruan Berisha, raporton A2Cnn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se partia e…