Përmbytet Koreja e Veriut, Kim Jong Un bën thirrje për ndihmë

08 gusht 2021 | 20:01

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i ka bërë thirrje ushtrisë të ndërhyjë për ndihmë në zonat e goditura kohët e fundit nga reshjet e mëdha të shiut, raportojnë mediat shtetërore.

Më shumë se 1.000 shtëpi u dëmtuan dhe rreth 5.000 njerëz u evakuuan pas përmbytjeve, njoftoi televizioni shtetëror në fillim të kësaj jave.

Ky veprim vjen në mes të shqetësimeve mbi një krizë ekonomike dhe mungesës së ushqimi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Me vetëm 11 sportistë dhe dy medalje ar, Kosova zuri…