
Përmbytja e fshatit e shpëtoi Kievin nga pushtimi
29 prill 2022
| 10:29
Fotografitë tregojnë sesi uji gëlltiti shtëpitë e shumë banorëve të fshatit Demidovë në veri të Kievit.
Ukrainasit e përmbytën fshatin së bashku me fushat e gjera përreth tij, duke krijuar një moçal që i dha kohë ushtrisë ukrainase për ta përgatitur mbrojtjen e Kievit.
Tani banorët po luftojnë me pasojat e një përmbytjeje të madhe, por “të gjithë e kuptojnë dhe askush nuk pendohet për asnjë moment”, sipas pensionistes Antonina Kostuchenko.
“Ne shpëtuam Kievin!” thotë ajo me krenari.
Demidov, Ukrainë
Foto: David Guttenfelder
Burimi: Mikhail Fedorov, Ministër i Transformimit Digjital të Ukrainës
/Epoka e re/