Përmbytje në disa pjesë të Ukrainës

30 korrik 2025 | 08:53

Moti i keq ka ndikuar në shumë rajone të Ukrainës, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta që shkaktuan përmbytje të gjera dhe rrëzim pemësh.

Sipas një postimi në Facebook nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, i cituar nga Ukrinform, ekipet e emergjencës u vendosën në të gjithë rajonet Rivne, Vinnytsia, Zhytomyr, Ternopil dhe Khmelnytskyi.

Ekipet e shpëtimit pompuan ujë nga bodrumet, oborret dhe ndërtesat e banimit, pastruan pemët e rrëzuara dhe u ofruan ndihmë banorëve të prekur.

Përmbytje u raportuan në Rivne, Zviahel, Vyshnivka dhe Sharhorod. Në rajonet Vinnytsia dhe Zhytomyr, më shumë se 120 vendbanime mbetën pa energji elektrike.

Përpjekjet e “restaurimit” janë duke u zhvilluar dhe për fat të mirë, nuk janë raportuar viktima.

Siç raportohet nga Ukrinform, që nga mëngjesi i së martës, 29 korrik, 477 vendbanime në shtatë rajone në Ukrainë ishin plotësisht ose pjesërisht pa energji elektrike për shkak të motit të keq. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se…