Përmbytje në Portugali, 16 të vdekur, mijëra të zhvendosur

16 shkurt 2026 | 08:10

Stuhitë e njëpasnjëshme kanë përfshirë brigjet e Evropës Perëndimore. Dëmet e shkaktuar janë shumë të mëdha.

Shumë vende janë përballur me përmbytje masive, shkatërrime e humbje njerëzore.

Në Portugali numri i viktimave ka shkuar në 16. Ndërsa një çift i moshuar rezultojnë të zhdukur. Si pasojë e goditjes së stuhisë Portugalia u përballë me ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa mijëra njerëz janë zhvendosur, shkruan Abcnews.al.

Gjithashtu autostrada kryesore që lidh Lisbonën me Porton u mbyll në rajonin e Coimbras për shkak të një rrëshqitje dheu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se rruga drejt Theth do…