Përmbytjet në Evropën Perëndimore, rreth 200 të vdekur dhe 300 të humbur

20 korrik 2021 | 09:04

Ka shkuar në 199 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Europën Perëndimore  ndërsa 300 persona rezultojnë ende të humbur.

Të paktën 160  persona kanë humbur jetën deri më tani në Gjermani, ndërsa në Belgjikë,  36 persona kanë vdekur dhe 160 rezultojnë të humbur, sipas kryeministrit belg. Ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer vlerëson se kostoja e rindërtimit do të arrijë në disa miliardë euro.

Sipas Rheinische Post, ndihma nga qeveria pritet të arrijë vlerën e 400 milionë eurove. Gjatë vizitës së tij në Digën Steinbachtalsperre në zonën Oeskirchen të Nordrhein-Westfalen, Seehofer gjithashtu theksoi se ai e konsideron të saktë strukturën federale të mbrojtjes nga katastrofat.

Brigada Gjermane e Zjarrfikësve gjithashtu ka bërë thirrje për një qendër kërkimore për menaxhimin e krizave, pasi nuk ka asnjë institucion që mund të gjejë zgjidhje për sfidat (e ngjashme) në të ardhmen.

Sidoqoftë shkalla e dëmit nuk mund të vlerësohet ende. Shumë shtëpi, ndërtesa ndërmarrjesh, rrugë dhe ura u shkatërruan. Në Gjermani, më shumë se 19,000 forca  po kryejnë operacione shpëtimi në Nordrhein westfalen, sipas qeverisë rajonale.

Në shtetin perëndimor të Rheinland-Pfalzit, policia 618 persona ishin plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa temperaturat rriten dhe ndotja shtohet, zjarret, përmbytjet dhe erërat…