Përmbytjet në Indonezi marrin jetën e të paktën 16 personave  

15 korrik 2020 | 14:30

Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura që kanë përfshirë Sulawesi-n Jugor në Indonezi, kanë humbur jetën të paktën 16 persona.

Zyrtarët theksojnë se janë duke kërkuar edhe 23 persona të tjerë që janë zhdukur gjatë përmbytjeve, ndërsa 10 persona janë lënduar.

Këto përmbytjet kanë prekur më shumë se 4 mijë persona dhe se në rrjedhë është aksioni i kërkim-shpëtimit.

Moti i ligë që në fillim të vitit goditi disa qytete indoneziane, përfshirë edhe Xhakartën, e që solli deri te përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut, ku humbën jetën më shumë se 60 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot…