Përmes videolidhjes, Thaçi nga Haga uron nënën e tij për ditëlindje

03 gusht 2022 | 23:30

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është bashkuar me një videolidhje festës së familjes së tij në Burojë, për ditëlindjen e nënës së tij.

Përmes një fotografie të postuar nga Fondacioni ‘Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit’ u bë me dije se ani pse në distancë, Thaçi ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së nënës së tij, e cila nesër do t’i mbush 85 vjet.

“Nga Haga, presidenti Hashim Thaçi i është bashkuar me videolidhje në pasditën e sotme festës së familjes në Burojë për ditëlindjen e nënës së tij, e cila nesër i bënë 85 vjet”.

“Edhe pse në distancë, emocionet janë gjithmonë të njëjta”, thuhet në njoftimin e Fondacionit ‘Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit’.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka takuar të mërkurën ushtruesen…