Përparim Avdili fitoi në zgjedhejet për Asmablenë e Cyrihut

04 mars 2018 | 22:23

Përparim Avdili, kandidati nga FDP, ka fituar në zgjedhjet që u mbajtën sot për Asamblenë e qytetit të Cyrihut. Ai është prej kohësh aktiv në partinë e përmendur ndërsa prej më shumë se një viti, edhe kryetar i saj për qarkun 9 të Cyrihut.

“1777 vota i kam fituar”, deklaroi Avdili për “albinfo.ch”, i kënaqur me rezultatin. Ai dekaroi se është shqiptari i parë që deri tash ka arritur të zgjidhet në Parlamentin e qytetit të Cyrihut. Avdili është me profesion punonjës banke ndërsa në politikën e Cyrihut dhe më gjerë ka bërë emër si politikan konsekuent në bindjet e tij liberale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mysafirë të kësaj jave të Shpëtim Deskut janë Shaban, Hamëz…