
Përparim Rama: Çeku vet kërkoi me caktu vendin e kohën, unë e caktova, ai nuk është
06 tetor 2025
| 22:10
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar me mungesën e kandidatit Hajrulla Çeku në debat. Rama ka thënë se ai vet kishte kërkuar të caktohet vendi e koha e debatit, por sonte mungon.
“Kishte me qenë mirë me qenë edhe të tjerët sepse debati është gjithmonë pozitiv, diskutimet janë të mira, perspektivat i mirëpres. E keni pa që ai vet ka publiku video ku ka kërku me i caktu vendin kohën, unë e caktova, dhe ai nuk është këtu, do të ishte mirë të ishte këtu. E tregon vetëm demagogjinë e vet. Po t’i qëndronte asaj videoje do të ishte këtu”, tha ai.