Përparim Rama i kundërpërgjigjet Dejona Mihalit: Tregoju kosovarëve kush je dhe prej kujt paguhesh
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur koordinatorës së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, pas deklaratave të saj ndaj tij.
Përmes një reagimi publik, Rama i bëri thirrje Mihalit që të sqarojë para qytetarëve rolin dhe veprimtarinë e saj në Kosovë.
“E ti, Dejona Mihajli, t’kom thanë edhe ma herët. Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?!”, ka shkruar Rama.
Ai tutje ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e saj për të folur dhe për të marrë vendime që prekin qytetarët e vendit.
“E më e randësishmja, kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?”, ka shtuar ai.
Ky reagim vjen pasi Mihali e kritikoi Ramën lidhur me deklaratat e tij për qeverinë në detyrë pas aksidentit tragjik në autostradë, duke përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryetarit të Prishtinës.



