Përparim Rama ironizon me Dejona Mihalin: Refuzoi pranimin e padisë, a nuk i njeh institucionet e Kosovës?

25 qershor 2026 | 21:19

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj refuzimit të Dejona Mihalit për të pranuar një padi, duke ngritur pyetje mbi qëndrimin e saj ndaj institucioneve dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama pyeti nëse Mihali i njeh institucionet e Kosovës dhe të drejtat që garantohen nga shteti, duke aluduar se ajo mund të ketë qenë e angazhuar në mbrojtje të LDK-së.

“Dejona Mihajli e paska refuzu pranimin e padisë. Pse? A nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës? A nuk i njeh ligjet dhe të drejtat që i garanton shteti ynë? Apo ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK-në? Ditën që Dejona Aleksander Mihajli del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e kqyrë veten seriozisht në pasqyrë”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikologu dhe aktivisti i diasporës shqiptare në SHBA, Vilson Sinishtaj,…