Përparim Rama jep lajmin: Trami Prishtinë-Fushë Kosovë vjen në qershor
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se premtimi i tij për tramin elektrik do të jetësohet në qershor të vitit 2026.
Rama në një intervistë për “Interaktiv Talks”, në Reporteri.net, ka bërë me dije se tashmë janë nënshkruar dy kontrata për këtë.
Ai tha se linja do të jetë nga Fushë Kosova për në “Breg të Diellit”.
“I kemi nënshkruar dy kontrata me sektorin privat, edhe në qershor e kanë në kontratë për me i pru trams. Dy fillimisht, pastaj e shohim. Linja do të jetë prej Fushë Kosovës deri në Breg të Diellit. Fushë Kosova është pika më e frekuentuar”, ka deklaruar Rama.
Duke folur për transportin në kryeqytet, ai tha se tashmë ka autobusë në secilën lagje e fshat dhe se po punojnë që të zgjerohet edhe me komunat përreth.
“Ne e kemi krijuar transportin e ri të Prishtinës që ka autobusë në secilën lagje dhe fshat dhe po vazhdojmë punën me e lidh edhe me komunat tjera përreth”, ka thënë Rama./Reporteri.net



