Përparim Rama largon ndarëset që vendosi Shpend Ahmeti në rrethrrotullime

11 mars 2022 | 16:26

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi ka njoftuar se ka filluar largimi i pengesave brenda rrethrrotullimeve në Arbëri, dhe tek rruga B, që lidhet me rrugën “Muharrem Fejza”.

Njoftimi i plotë i tij:

Sot filluam largimin e pengesave brenda rrethrrotullimit në Arbëri, e njëjta do të ndodhë edhe për pengesat brenda rrethrrotullimit tek rruga B, që lidhet me rrugën “Muharrem Fejza”.
Kemi marrë shumë ankesa për këto,madje ishte edhe vendimi i parë i Task -Forcës për komunikacion për largimin e tyre.
Do të vazhdojmë edhe me shumë aksione të tilla, për ta liruar komunikacionin dhe për të bërë zgjidhje për të.
S’bashku do t’ia dalim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kevin Higgins Libri i luftës është i zënë me shkarravitje…