Përparim Rama merr mbështetjen e AKR-së për balotazhin në Prishtinë

20 tetor 2025 | 12:57

Pak ditë para mbajtjes së balotazhit për zgjedhjet lokale në Prishtinë, Aleanca Kosova e Re (AKR) ka deklaruar publikisht mbështetjen për kandidatin e LDK-së, Përparim Rama.

Mbështetja është konfirmuar nga anëtarja e AKR-së, Myzejene Selmani, e cila tha se vendimi është marrë me miratimin e kryetarit të partisë, Behgjet Pacolli. Lidhur me këtë mbështetje ka reaguar edhe vet Rama.

“Bashkë kemi fillu, bashkë kemi me finalizu transformimin n ‘Kryeqytet!”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. Balotazhi në Prishtinë do të mbahet më 9 nëntor, ku Përparim Rama do të përballet me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku.

Kjo përkrahje nga AKR vjen në një moment vendimtar për garën në kryeqytet, ku pritet një përballje e ngushtë mes dy kandidatëve.

Kujtojmë se në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje mori 37 mijë e 387 vota, apo 37.23% të votave, kurse Lidhja Demokratike të Kosovës mori 32.636, apo 32.50%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heroi i fitores së Shqipërisë në Leskovc, Ray Manaj, ka…