Përparim Rama merr vendimin: Siguron transport për veteranët drejt protestës në Tiranë

15 tetor 2025 | 19:26

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e UÇK-së që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë, raporton GazetaBlic.

Ai tha se veteranët janë pjesë e ndërgjegjes kombëtare dhe se Prishtina do të vazhdojë të jetë shembull i respektit institucional dhe mirënjohjes publike për ta.

Postimi i plotë:

Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë 🇦🇱

Veteranët tanë nuk janë pjesë vetëm e së kaluarës por janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare dhe Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, do të mbetet shembull i respektit institucional, i kulturës politike dhe i mirënjohjes publike.

Me nderim të thellë për të gjithë veteranët, për familjet e dëshmorëve dhe për të gjithë ata që e mbajnë ende gjallë kujtesën e lirisë sonë, shihemi në Tiranë.

Ju takon respekti i një kombi të tërë. 🇦🇱

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i “Për Drenasin Kampion”, Ramiz Lladrovci, ka hapur sonte…