
Përparim Rama njofton për nisjen e sezonit të ngrohjes: Prishtinë më e ngrohtë dhe më e sigurt
07 tetor 2025
| 19:43
Sezoni i ngrohjes në Prishtinë ka nisur. Si rezultat i temperaturave të ulëta, këtë vit ngrohja filloi 8 ditë më herët. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar KEK-un dhe Termokosin.
“Faleminderit NP “Termokos” dhe KEK-ut për përgatitjet dhe bashkëpunimin që, tashmë prej vitesh, sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me ngrohje për mbi 25 mijë familje dhe biznese në kryeqytet. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve ndërsa furnizimi stabilizohet gradualisht gjatë orëve të para”, ka shkruar Rama.
‘Së bashku po sigurojmë një Prishtinë më të ngrohtë dhe më të sigurt këtë dimër”, përfundoi ai.
Njoftimi i plotë: