
Perparim Rama njofton se e ka fituar betejën në Apel kundër ministrisë së Hajrulla Çekut për sheshin “Xhorxh Bush”
Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka fituar betejën në Gjykatë me ministrinë e Kulturës që drejtohet nga Hajrullah Çeku, për çështjen e sheshit “Xhorxh Bush”.
Rama ka shkruar se Gjykata e Apelit ka anuluar vendimin e Themelores dhe ka kthyer çështjen në rishqyrtim.
“Ky vendim i ri i Gjykatës së Apelit vërteton se kemi pasur të drejtë dhe se veprimi ynë ka qenë në përputhje me interesin publik dhe ligjin”, ka shkruar Rama.
“E kemi thënë dhe do ta themi sërish: qendrat e qyteteve moderne nuk ndërtohen mbi ndotje, zhurmë dhe privilegje të vjetra, por mbi parimin që qyteti u takon KËMBËSORËVE, jo MAKINAVE”, ka shtuar tutje.
Njoftimi i plotë i Ramës:
E DREJTA TRIUMFON – GJYKATA E APELIT APROVON ANKESËN E KOMUNËS SË PRISHTINËS, PËR SHESHIN “XHORXH BUSH”
Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar vendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore, duke kthyer çështjen për rishqyrtim.
Ky vendim i ri i Gjykatës së Apelit vërteton se kemi pasur të drejtë dhe se veprimi ynë ka qenë në përputhje me interesin publik dhe ligjin.
E kemi thënë dhe do ta themi sërish: qendrat e qyteteve moderne nuk ndërtohen mbi ndotje, zhurmë dhe privilegje të vjetra, por mbi parimin që qyteti u takon KËMBËSORËVE, jo MAKINAVE.
Krejt kjo në përputhje me standardet e BE-së, paralel me praktikat më të mira evropiane dhe në harmoni të plotë me ligjin.
Shndërrimi i një rruge në shesh publik nuk është vendim momental, por strategji afatgjatë për zhvillim urban, mbrojtje të mjedisit dhe përmirësim të cilësisë së jetës!
📌 Reduktimi i ndotjes së ajrit nga PM10 dhe NO2 nuk është çështje komoditeti – është çështje shëndeti publik.
📌 Hapja e qytetit për këmbësorët nuk është çështje estetike – është çështje sigurie dhe barazie sociale.
📌 Zhvillimi i një hapësire publike për këmbësor në vend të një korridori trafiku nuk është eksperiment – është standardi i domosdoshëm i qyteteve që duan të ecin përpara.
Ne do të vazhdojmë me qetësi, vendosmëri dhe respekt të plotë për ligjin e interesin publik!
Ata që i frikësohen një Prishtine për të gjithë, do të kuptojne se koha e BLLOKADAVE të jashtligjshme mbi kurrizin e qytetit po perëndon!