Përparim Rama padit Hekuran Muratin: Shihemi në prokurori!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se ka paditur ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati për siç ka thënë ai mos alokimin e mjeteve financiare të kryeqytetit.
Bashkë me Muratin, Rama ka paditur edhe Arton Ahmetin, Salvador Elmazin dhe Nysret Kocën.
“Hekuran Murati, shihemi në prokurori! Sinqerisht shpresoj që përgjigja jote ndaj institucioneve të drejtësisë të jetë më e përgjegjshme sesa ajo e kryetarit tënd të partisë, që ka një vit që nuk i përgjigjen thirrjeve zyrtare të prokurorisë! Kjo e tregon mjaft mirë se si e trajtoni ju shtetin dhe qytetarët! Hekuran, punëtorët dhe qytetarët e kryeqytetit nuk duhet të mbesin pa paga e pa shërbime, vetëm sepse ju keni zgjedhur t’i përdorni për të shantazhuar opozitën! Ju garantoj që ne do t’i përdorim të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur të drejtën e tyre!”, ka shkruar Rama në “Facebook”.



