Përparim Rama pas votimit: Urime për fitoren e Shqipërisë, uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti

12 tetor 2025 | 11:25

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherit edhe kandidat i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Përparim Rama, ka ushtuar të drejtën e votës.

Ai pas votimit, fillimisht uroj për fitoren e Shqipërisë që mposhti mbrëmë Serbinë, pikërisht në Serbi, duke lidhur kështu me një fitore të kryeqytetit.

“Urime për fitoren e Shqipërisë dje, një fitore historike, monumentale. Uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti, të fitojë zhvillimi i vendit tonë, të fitojë bashkëpunimi i ndërsjellë nga të gjithë, një unifikim, një zgjidhje e përbashkët për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Po ashtu, në të njëjtën kohë uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tanë ndërkombëtarë, që i çojnë proceset përpara me një vizion të mirëfilltë për të ardhmen tonë”, tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunën e Zveçanit, në veri të Kosovës, qytetarët po…