
Përparim Rama: Prishtina nuk është dashni kalimtare, është premtim që po mbahet, qytet që nuk ndalet!
11 tetor 2025
| 12:49
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku prezantohen kryeqyteti dhe projekte të finalizuara në mandatin e tij.
Rama ka theksuar se Prishtina nuk është dashuri kalimtare, por përkushtim i ndershëm e i zëshëm.
Ai më tutje shprehet se Prishtina është kthyer në qytet që nuk ndalet, e që premtimi mbahet.
“Prishtina nuk është ëndërr që pret, është premtim që po mbahet, qytet që nuk ndalet, e ardhmja që po ndërtojmë bashkë. Kjo është Prishtina jonë, Prishtina përtej. Dhe tani, Prishtina vendos me t’parën”, thotë Rama.