Përparim Rama punëtorëve të Kuzhinës Qëndrore: Çdo pjatë që përgatitni është një bekim, garanci që fëmijët tanë rriten shëndetshëm
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor ka vizituar Kuzhinën Qendrore që udhëhiqet nga Asdren Osaj për të falënderuar punëtorët e saj. Rama u është drejtuar punëtorëve me fjalët:
“Ju jeni ata që, me mundin, djersën dhe dashurinë tuaj, e ktheni punën në mision. Me fillimin e vitit të ri mësimor, fillon edhe puna juaj për fëmijët tanë nëpër shkolla.
Çdo pjatë që përgatitni është një bekim, një garanci që fëmijët tanë rriten të shëndetshëm e me buzëqeshje.
Faleminderit juve, drejtorit, menaxhmentit dhe të gjithëve që jeni krah i heshtur, por i pazëvendësueshëm i Kryeqytetit”.
Në fund të vizitës, kryeshefi Osaj i ka dorëzuar kryetarit Rama një mirënjohje në emër të stafit për punën dhe agazhimin e tij.
Postimi i plotë i Ramës:
Sot dua t’i falënderoj nga zemra punëtorët e Kuzhinës Qendrore. 💙
Ju jeni ata që, me mundin, djersën dhe dashurinë tuaj, e ktheni punën në mision.
Me fillimin e vitit të ri mësimor, fillon edhe puna juaj për fëmijët tanë nëpër shkolla. Çdo pjatë që përgatitni është një bekim, një garanci që fëmijët tanë rriten të shëndetshëm e me buzëqeshje.
Faleminderit juve, drejtorit, menaxhmentit dhe të gjithëve që jeni krah i heshtur, por i pazëvendësueshëm i Kryeqytetit.
#PrishtinaPertej #PerparimRama






