Përparim Rama reagon pasi Çeku s’do të shkoj në debat: Hajrulla, ju nuk jeni as të punës as të fjalës – sot e morën vesh krejt qytetarët

02 tetor 2025 | 18:05
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi kundërkandidati i tij nga VV-ja, Hajrulla Çeku, nuk do të jetë pjesë e debatit në Klan Kosova.
Rama në një video të publikuar, ka thënë se Çeku e të tjerët, nuk janë as të punës e as të fjalës.
“Hajrullah, ju nuk jeni as të punës as të fjalës! Unë e kom ditë po sot e morrën vesh krejt qytetarët e Prishtinës!”, tha Rama.
Kryetari i Prishtinës i ftoi të gjithë kundërkandidatët në debat për 6 tetor, të enjten.
Rama është shprehur i gatshëm për ballafaqim, megjithatë zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, bëri të ditur se ata nuk do të marrin pjesë në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Sonte, në fshatin Ujz të Komunës së Gjakovës, së bashku…