Përparim Rama shkarkon nga detyra dy drejtorë komunalë: Donjeta Dragushën dhe Vigan Kastratin

04 gusht 2025 | 13:42

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka filluar javën me disa vendime. Ai ka shkarkuar nga detyra dy drejtorë në komunën të cilën ai udhëheq.

Drejtorët  të cilët kanë marrë vendimin e kryetarit Rama për shkarkim janë Donjeta Dragusha, e cila është liruar nga pozita e drejtoreshës së Drejtorisë së Bujqësisë dhe Vigan Kastrati nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Kadastrit.

Në vendimin e kryetarit Rama, përveç vendimit për lirim nga detyra, nuk bëhet e ditur arsyeja e shkarkimit të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të ndeshjes kundër Kroacisë, Përfaqësuesja A e Kosovës…