
Përparim Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e arkitektes Merita Mihovci
28 maj
08:18
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e arkitektes Merita Mihovci.
Ai në Facebook ka shkruar se e ndjera ishte anëtare e çmuar e Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe e qytetit.
“Kontributi i saj në kryeqytet në projekte të panumërta publike dhe përkushtimi i saj ndaj shërbimit publik do të na mungojë të gjithëve.
Qëndrimi i saj pozitiv, gatishmëria për të ndihmuar dhe buzëqeshja e saj do të na mungojnë të gjithëve.
I shprehim ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta familjes e të gjithë atyre që e njohën dhe e donin Meritën”, ka thënë Rama.