
Përparim Rama siguron transport për veteranët që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare në Tiranë
15 tetor 2025
| 22:23
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë.
Rama theksoi se veteranët nuk janë pjesë vetëm e së kaluarës, por përbëjnë ndërgjegjen kombëtare të popullit të Kosovës, ndërsa Prishtina do të vazhdojë të jetë shembull i respektit institucional dhe mirënjohjes publike për ta.
“Me nderim të thellë për të gjithë veteranët, për familjet e dëshmorëve dhe për të gjithë ata që e mbajnë ende gjallë kujtesën e lirisë sonë, shihemi në Tiranë. Ju takon respekti i një kombi të tërë,” ka deklaruar Rama.