Përparim Rama takon arkitektët e rinj të Prishtinës

30 gusht 2021 | 16:51

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar arkitektët e rinj të Prishtinës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me ta ka biseduar për projektet dhe vizionin e tyre për Prishtinën.

“Unë para tyre shpalosa idetë dhe planet e mia, dhe vazhduam bisedën duke propozuar ide dhe projekte tjera madhore e kreative. Takova njerëz të gatshëm për angazhim dhe bashkëpunim. Mezi pres t’i jetësojmë këto projekte së bashku”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Johal, ish-bashkëshortja e mesfushorit algjerian Riyad Mahrez, në një…