
Përparim Rama: Trafiku nuk zgjidhet me hapjen e sheshit, kemi realizu shumë projekte që e rregullojnë këtë problem
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar sërish se trafiku i Prishtinës nuk zgjidhet me hapjen e sheshit.
Ai ka thënë se kanë ndërmarrë shumë projekte, që janë të ndërlidhura me temën e trafikut, e të cilat e përmirësojnë këtë problem.
“Kush e ka thonë atë nuk e kupton kompleksitetin e zgjidhjes së problemeve siç janë trafiku në Prishtinë, unë e kam cekur këtë problem para katër vitesh, me vite të tëra trafiku ka qenë problem në kryeqytet, qysh atëherë kam thënë që na duhet unaza e kryeqytetit, unaza e brendshme projekt që jemi në përfundim, pastaj kam treguar që ky është sistem i problemeve derisa ta zgjidhim problemin e trafikut”, ka thënë Rama në RTV Dukagjini.
“Tri prej shkollave kanë përfundu, edhe shtatë po ndërtohen, transportin e ri të Prishtinës që e kemi reformu. Krijimin e unazës po them me shenjëzim, aspektin njëkahor, e kemi parë që ajo do të jetë një zgjidhje e mirë, është numër i madh i projekteve që kemi propozuar, që dërgojnë te zgjidhja e komunikacionit. Nuk është tema e hapjes së një sheshi aty, por është një numër i madh i projekteve, që janë duke ndodhur tash me të cilat do ta zgjidhim problemin e trafikut”, tha Rama.