 
                    Përparim Rama: Unë e pres votën edhe prej Hajrulla Çekut, projektet që i ka propozu veç i kemi kry!
                31 tetor 2025
                |  22:18
            
        Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se pret votë nga të gjithë qytetarët e Prishtinës.
Madje, tha se pret votë edhe nga Hajrulla Çeku, duke ironizuar kështu me projektet e tij.
“Unë pres votë edhe prej Hajrulla Çekut se ai e din që nuk kanë vizion, propozimet e tyre vetëm i kemi përfundu, disa jemi në përfundim e sipër, derisa ai paraqet që do me pru në Prishtinë. Shumë prej tyre ne kemi kry, edhe ai do të më votojë”, tha Rama në RTV21.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        