Perparim Ramusa i PDK-së mbështet sipërmarrësit lokalë në Zborc të Shtimes

04 tetor 2025 | 18:11

Kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes, Dr. Perparim Ramusa, ka zhvilluar sot një vizitë në familjen Haziri në fshatin Zborc. Gjatë takimit, Ramusa u njoh nga afër me përkushtimin dhe punën e zonjës Xheva Haziri, e cila ka ngritur një ndërmarrje që merret me prodhimin e perimeve të konservuara me cilësi të lartë, duke u bërë një shembull i suksesshëm i sipërmarrjes lokale.

Gjatë vizitës, Dr. Ramusa dëgjoi përvojat dhe sfidat e familjes Haziri, si dhe idetë e tyre për zhvillimin e bujqësisë në komunën e Shtimes. Kandidati i PDK-së theksoi se shembulli i zonjës Haziri tregon se me përkushtim dhe vizion, mund të arrihen rezultate të qëndrueshme, dhe se ai do të jetë gjithmonë krah tyre dhe të gjithë atyre që punojnë për zhvillimin e vendit.

Njoftimi i plotë:

Sot vizitova familjen Haziri në Zborc.

Çdo takim me zonjën Xheva Haziri sjell frymëzim dhe admirim për përkushtimin e saj. Me shumë punë dhe dashuri për profesionin, ajo ka ngritur një ndërmarrje që merret me prodhimin e perimeve të konservuara me cilësi të lartë, duke krijuar një model të suksesshëm të sipërmarrjes lokale.

Në këtë vizitë, që e realizova në cilësinë e kandidatit për kryetar të Shtimes, pata mundësinë të dëgjoj përvojat, sfidat dhe idetë e saj për zhvillimin e bujqësisë në komunën tonë. Shembulli i zonjës Haziri është storje suksesi, andaj do të jem krah tyre dhe i të gjithëve që kanë vizion e përkushtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në nisje të vizitës në…