
Përpjekja e 48 për konstituimin e Kuvendit, sot në orën 11:00
17 korrik 2025
| 08:48
Përpjekjet për ta konstituar legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë.
Sot deputetët do të mblidhen sërish në sallën plenare për herë të 48-të me radhë, në përpjekje për ta zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e kryesisë së Kuvendit, proces ky që po zvarritet tash e disa muaj.
Seanca pritet të fillojë në orën 11:00 dhe vjen në një moment kritik pasi, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, përkatësisht deri më 26 korrik.