Përplaset në shtyllën elektrike, shoferi ngec në veturën që i përfshihet nga zjarri, kalimtarët e rastit e shpëtojnë (Video)

22 prill 2024 | 21:49

Një kamerë e vendosur brenda një veture, shfaq momentin kur kalimtarët e rastit vrapojnë dhe bëjnë të pamundurën që të shpëtojnë burrin që kishte ngecur brenda veturës së përfshirë nga zjarri në një autostradë në Minnesota të SHBA-ve. Burri që ngiste një Honda në autostradën I-94, kishte goditur shtyllën e ndriçimit publik ku si pasojë vetura i është përfshirë nga zjarri, është bërë e ditur nga policia në Minnesota.

Në videon e publikuar shihet momenti kur shpëtohet shoferi që ishte një burrë i moshuar të cilin e nxjerrin kalimtarët e rastit që rrezikuan jetën duke e nxjerrë derisa vetura po digjej. Kadir Tolla ishte njëri prej shpëtimtarëve. Ai po shkonte në punë në St. Paul kur pa veturën duke u djegur disa sekonda pas përplasjes, dhe ishte i bindur se shoferi kishte ngecur brenda.

“Ishte një prej momenteve më të frikshme në jetën time. Është diçka që kurrë nuk do ta harrojë. Gjithmonë do ta mbajë në mend”, tha Tolla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi i Shteteve të…