Përplasja në Kuvend, Bogujevci thotë se Gashi ia përmendi familjen

19 nëntor 2020 | 15:39

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ia ka përmendur asaj familjen pak para “përleshjes” së sotme në Kuvend.

Bogujevci ka thënë se nuk e ka ditur se për çfarë e ka pasur fjalën Gashi kur ia ka përmendur asaj familjen.

“Ma drejtoi gishtin dhe ma përmendi familjen. Nuk e kuptova se për çfarë e kishte fjalën”.

“Unë desha ta përmbush pjesën e zonjës Mimoza Kusari. Ekziston një dokument ku janë të caktuara pikat se si do të trajtohet çështja e të pagjeturve”.

“Është totalisht në kundërshtim më atë çfarë tha Gashi. Unë isha duke e shpjeguar këtë kur ndërhyri ai”.

“Pastaj ai filloi të ma përmend familjen dhe kur u afrova gjatë gjithë kohës kolegët tanë u munduan ta qetësojnë situatën”.

“Nuk ishte dashur të kalohet në çështje personale. Unë e dëgjova vetëm pjesën kur tha duhet të vijë turp dhe ma përmendi familjen”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, ka mohuar se është përplasur…