Përplasja në qendrën e votimit, militantët e PD-së i shkojnë në shtëpi dhe i rrahin djalin komisionerit të PS

11 maj 2025 | 15:45

Pas përplasjes fizike në qendrën e votimit në Pogradec, nipërit e Luan Tollozhinës shkuan në banesën e komisionerit të PS-së Enton Gega, ku dhunuan djalin dhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Në një prononcim për mediat, Suela Gega, bashkëshortja e Enton Gegës, tregoi se u përballën me një pritë nga 4-5 persona.

Djali i tyre, i cili është i operuar dhe me këmbë të thyer, u godit me arka. Ajo u përpoq të mbronte djalin dhe u dhunua fizikisht.

“Godisnin djalin me arka, unë të mbroja djalin më sulmuan edhe mua. Po mbroja djalin e haja unë, se është me këmbë të thyer”, tha Suela Gega.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Pogradecit . Uniformat blu bëjnë me dije se so treth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar Luan Tollozhina), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit Enton Gegës, 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.

Njoftimi i policisë

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve ne zgjedhje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 329/2 dhe 237 K penal, ndaj shtetasin L. T, 63 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë, pasi më datën 11.05.2025, rreth orës 10.30, ky shtetas ka hyre në QV Nr.3901 në Pogradec, dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike, shtetasin E.G 52 vjeç (me detyrë anëtar komisioni i forcës politike Partia Socialiste e Shqipërisë) në këtë qendër votimi.

Ky shtetas e ka goditur për shkak se kryetarja e komisionit të kësaj qendre votimi, (e bija e shtetasit L.T) ka pasur një debat me anëtarin e komisionit shtetasin E. G., në lidhje me votimin e personave me aftësi ndryshe, të moshuar etj, që të votojnë ose jo me shoqërues.

Materiale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej orës 07:00, qytetarët shqiptarë në gjithë vendin po votojnë…