Përplasja për buxhetin, Murati e “devijon” temën: Përparim, ta murr uji qytetin

18 nëntor 2025 | 21:01

Ende po vazhdon përplasja për buxhetin mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati.

Murati tha se nëse LDK-ja pretendon se Prishtina po pengohet, atëherë kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, bashkë me deputetët e partisë, mund ta votojnë nesër buxhetin e kryeqytetit në seancën e Kuvendit, duke mundësuar alokimin e plotë të mjeteve për vitin 2025.

Ai i kërkoi Ramës të lërë anash propagandën dhe të fokusohet në punë.

“Përparim, nëse je kryetar i Prishtinës, sillu si i tillë. Leje propagandën e çu kap puno naj sen, se ta murr uji qytetin,” shkroi Murati.

Rama i përgjigjet Muratit: Prishtina e ka kryetarin, LDK e ka kryetarin – Abdixhiku së shpejti Kryeministër

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Dr. Fejzulla Berisha, Washington DC Gjenerali amerikan Wesley Clark…