Përplasje mes pozitës dhe opozitës, deputetët e LDK-së lëshojnë seancën

28 dhjetor 2021 | 19:59

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pas përplasjes me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në seancën e jashtëzakonshme për krizën energjetike në vend.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se pas sjelljes së deputetëve të VV-së ndaj atyre të opozitës po largohen nga seanca, shkruan Demokracia.com.

“Në qoftë se kryeministri i vendit e quan të parëndësishme me marrë pjesë në këtë seancë, nëse deputetët e pushtetit sillen në këtë formë me deputetët e opozitës, atëherë ne deklarojmë se largohemi nga seanca deri në pikën e radhës”, ka thënë Gashi.

Deputetët opozitarë kanë kritikuar mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet kriza energjetike në vend dhe propozim-vendimi i Qeverisë për marrjen e masave për emergjencë energjetike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sot, në një ceremoni…