Përplasje në Komisionin Hetimor, LV-ja lëshon mbledhjen

05 mars 2024 | 16:56

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, nuk ka kaluar pa përplasje ndërmjet deputeteve të pushtetit e opozitës.

Përplasja ka ndodhur ndërmjet deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, me deputetët e Vetëvendosjes, Driton Hysenin dhe Halil Thaçin dhe Salih Zybën.

Deputetët e LV-së e kanë përmendur 5 marsin si datë jo të denjë për mbajtjen e kësaj mbledhjeje, nën arsyetimin e angazhimeve që janë për shënimin e “Epopesë së UÇK”-së.

Deputeti Hyseni ka thënë se sot në Kuvend ka pasur seancë të veçantë kushtuar 5 marsit.

E deputetja Kica-Xhelili, ka reaguar në lidhje me këtë çështje, duke thënë se LV-ja nuk mund të flasë për këtë çështje, pasi sipas saj, ata Kosovën e shohin si shtet të përkohshëm.

“A ti mundesh me fol për këto, i fundit është që mund të flet për ngjarje të tilla. A mundesh me fol për këto tema a, kur je me LV-në. I fundit je që mundesh me fol për 5 mars, përderisa mendoni që Kosova është shtet i përkohshëm”, ka thënë ajo.

Kjo deklaratë ka bërë që deputetët e pushtetit ta lëshojnë mbledhjen./EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e…