Përqafime e lot, gruaja e pret në kufi Arbnor Spahiun: Më në fund je në shtëpi

22 nëntor 2025 | 13:40

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga paraburgimi në Serbi ku u mbajt që nga 9 qershori dhe u kthye në shtëpinë në Kosovë të premten para mesnatës.

Gruaja e tij, Jeta Spahiu, ka publikuar një video emocionale nga kufiri ku doli për ta pritur.

“Pas kaq shumë dhimbjesh e netëve pa gjumë, pas gjithë asaj barre që barte i vetëm atje brenda, sot më në fund je në shtëpi”, shkroi ajo derisa në videon e publikuar shihet duke e përqafuar.

Spahiu u mbajt në qytetin verior të Serbisë, Suboticë, nga 9 qershori kur gjykata në këtë qytet urdhëroi paraburgosjen e tij gjoja për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

Lirimin e tij e konfirmoi Ministria e Jashtme e Kosovës, e cila falënderoi institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare për rolin e tyre në lirimin e Spahiut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha ka reaguar…