Përsëri lëndohet Rrahmani, do t’i mungojë Kosovës për ndeshjet e tetorit

28 shtator 2025 | 13:25

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, e ka pësuar edhe një lëndim.

Ai do t’i humb ndeshjet me “Dardanët” në muajin tetor.

Sipas mediave italiane, Rrahmani ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së djeshme.

Qendërmbrojtësi nuk do të jetë në dispozicion të Napolit sonte në përballjen me Milanin, por edhe dy ndeshjet e tjera kundër Sporting Lisbonës dhe Genoas.

Derisa do t’i mungojë edhe formacionit të Franco Fodas, në përballjet kundër Sllovenisë dhe Suedisë.

Siç raportohet, 31 vjeçari do të mungojë deri më datën 18 tetor, kur do të rikthehet për ndeshjen ndaj Torinos.

Kapiteni i napolitanëve u kthye së fundmi në stërvitje, pasi ishte lënduar pothuajse një muaj më parë.

Ai u lëndua në ndeshjen e Kosovës ndaj Zvicrës më 5 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid ka dal me njoftim për lëndimin e Dani…