Personi i plagosur që u raportua se është pjesë e FSK’së është në gjendje stabile, flasin nga QKUK
Një person është plagosur në Sharban të Prishtinës, të dielën rreth orës 14:30. Sipas burimeve të Klan Kosovës, i plagosuri është pjesë e FKS-së, një ashtu edhe personi që dyshohet ta ketë plagosur.
Ndryshe, gjendja e të plagosurit është stabile, ka treguar Naser Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK.
“Gjendja e tij është stabile “Ai ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.
Më herët, këtë rast për Express e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën.
“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.



