
Perspektiva, zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i vendit do të jenë temat e vetme që do të kenë prioritet
Kandidati për deputetë nga radhët e AKR-së, Jetlir Zyberaj, ka falënderuar qytetarët e Prishtinës dhe Pejës për mbështetjen dhe angazhimin e madh për shtetndërtim.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se perspektiva, zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i vendit do të jenë temat e vetme që do të kenë prioritet.
“Në Prishtinë e Pejë duke diskutuar e falënderuar qindra aktivistë për angazhimin e madh në shtjellimin e projektit të shtetndërtimit. Kosova do të përmbyllë brenda tre muajsh marrëveshjen me Serbinë, me ShBA garantuese në tavolinë. Perspektiva, zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i vendit do të jenë temat e vetme që do të kenë prioritet. Manipulimet e mashtrimet me probleme artificiale jashtë diskutimit”, ka shkruar Zyberaj, i cili në listën e LDK-së mban numrin 44.