
‘Përtej shumë viteve punë e angazhim mbi supe, Baci top’, djali dhe nipi e vizitojnë Jakup Krasniqin në Hagë
23 tetor 2025
| 14:22
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vizituar babanë e tij në Hagë.
Këtë vizitë, ai e ka realizuar së bashku me djalin e axhës së tij, Dardanin, dhe ish-ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçicën.
Lajmin për vizitën e ka bërë të ditur Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, përmes një postimi në “Facebook”. Ai ka njoftuar se gjendja e Jakup Krasniqit është “jashtëzakonisht e mirë”.
“Megjithëse vend i pakëndshëm e kohë depresive, biseda e gjallë, pozitive e plot moral aty brenda, bëri që koha të kalojë shpejt e pavërejtur,” ka shkruar Dardan Krasniqi.