Përurohet fusha e tenisit në Ferizaj

29 tetor 2020 | 15:22

Komuna e Ferizajt bëhet me fusha të tenisit. Kjo u mundësua me investimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky projekt infrastrukturor fizik u përurua sot dhe në të u investuan rreth 100 mijë euro.

Në ceremoninë e përurimit të terreneve të tenisit mori pjesë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e shoqëruar me zëvendësministrat Halil Matoshi e Qazim Rrahmani, bashkë me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe kryetarin e Federatës së Tenisit të Kosovës, Mejdi Rexhepi.

Me këtë rast, ministrja ka thënë se ky investim është i rëndësishëm për tenistët e tenistet e Ferizajt dhe në përgjithësi të Kosovës, ngase tashmë ky sport është i ndërkombëtarizuar dhe se në Kosovë po zhvillohen edhe gara ndërkombëtare, siç ishte rasti i garave evropiane që janë mbajtur javën e kaluar në Pejë, në tenis.

“Shumë të lumtur që sot njëkohësisht përuruam kompleksin e fushave të tenisit, investim kapital i MKRS-së, respektivisht i Qeverisë së Kosovës me rreth 100 mijë euro. Kemi tenistë të talentuar dhe me këtë investim të ministrisë u kemi krijuar hapësirë këtyre sportistëve që të kultivojnë talentin e tyre”, u shpreh mes tjerash ministrja.

(Epoka e re) 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Xhavit Aliu 1. Kur isha student gjatë viteve ’90-të,…